Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr video nga spitali Covid 3, mjekja: Kemi akoma shtretër bosh


Kryeministri Edi Rama ka publikuar përsëri pamje nga brenda spitaleve Covid. Këtë radhë nga spitali Covid-3.

“MIRËMËNGJES dhe me Pjesën e Dytë të EKSKLUZIVES nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid 3 këtë herë, ku mund të shihni realitetin e sistemit të mbrojtjes shëndetësore, që fatmirësisht është krejt ndryshe nga çfarë ju rrokanisin përditë lehaqeniet pa din e pa iman, ju uroj një ditë të mbarë.”– shkruan kryeministri.

Në këtë video shfaqen pacientë që flasin për kujdesin që kanë treguar mjekët ndaj tyre.

“Shërbimi e stafi këtu është një mrekulli. Edhe në Stamboll ku kam ndenjur 12 vjet, nuk ka shërbim më të mirë. Të gjithë pa përjashtim, mjekë, infermierë, specialist… Jashtëzakonisht mirë. Hallall ua bëftë Perëndia.”– tha një pacient.

Zv.drejtorja e QSUNT-së Arjana Strakosha foli për gjendjen në këtë spital ndërsa hodhi poshtë informacionet se ka mungesë të shtretërve.

“Jemi në strukturën Covid 3. I ka të gjitha… 150 shtretër, kapaciteti maksimal, me hapësira të bollshme, me zonë jeshile, me zonë të kuqe. Pra çfarë kuptojmë me zonë jeshile? Është zonë ku i gjithë personeli, mjekët, infermierët relaksohen, ndërrohen, vishen, lahen. Sikurse e shikoni ka akoma shtretër bosh. Pra është një alarm fallco ai që thonë që s’ka shtretër.”– tha Strakosha. Ajo tha se të sëmurët më të rëndë shtrohen te spitali Covid 1, ndërsa ata me një situatë më të lehtë kalojnë tek spitali Covid 3.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *