Vendosni fjalën kyçe....

Basha bën thirrjen e fundit për qytetarët që t’i drejtohen kutive


Kryetari i PD-së Lulzim Basha kur ndajnë edhe disa minuta nga mbyllja e orarit zyrtar të votimit ka bërë thirrjen e fundit për qytetarët që t’i drejtohen kutive të votimit.

Basha kërkon që për të gjithë ata që nuk kanë votuar të dalin nga shtëpia dhe të votojnë për fëmijët e tyre dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Të dashur bashkëqytetarë kjo është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë tonë.

Kemi edhe një orë mundësi për të votuar.

Nëse nuk keni votuar akoma merreni këtë mundësi tani dilni nga shtëpitë tuaja, votoni për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për vendin tonë, për të ardhmen e Shqipërisë.

Nëse keni votuar faleminderit! Trokisni në një derë tek dikush që nuk ka votuar, merreni çojeni të bëjë edhe ai apo jo detyrën ndaj  fëmijëve dhe të ardhmes tonë të përbashkët.

Është një ditë e mrekullueshme për demokracinë shqiptare.

Është dita kur të gjithë së bashku do të ndërtojmë një Shqipëri të shpresës dhe të ardhmes për çdo shqiptarë.

Edhe një orë për të marrë fatin tonë në dorë, dilni masivisht dhe votoni. Dilni dhe votoni në kutitë e votimit.”-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *