Vendosni fjalën kyçe....

Orkestra e Vjenës luante për të qetësuar njerëzit brenda Operas, ndërsa jashtë ndodhte sulmi terrorist (Video)


Teksa në Vjenë ndodhte sulmi i armatosur që shkaktoi katër viktima, qindra qytetarëve iu desh të prisnin në Operan e Vjenës dhe u qetësuan nga orkestra që vijoi të luante duke u dhënë shpresë mes tmerrit që ndodhte jashtë.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale dhe të publikuara nga Orkestra Filharmonike e Vjenës tregojnë muzikantët duke qetësuar personat që ndodheshin brenda sallës, edhe pasi shfaqja kishte përfunduar.

Në zonat e tjera të qytetit, ndodhte sulmi me armë që shkaktoi katër viktima e dhjetëra të plagosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *