Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi


Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është arrestuar nga hetuesit e EULEX-it dhe pritet të dërgohet në Gjykatën e Hagës.

Krasniqi, i cili gjatë Luftës së Kosovës ka qenë zëdhënësi i UÇK-së, është marrë në pyetje nga EULEX-i e më pas është nisur drejt Hagës.

Bastisja në shtëpinë e tij ka nisur në oprën 6 të mëngjesit. Avokati i Krasniqit, tha se akuzat ndaj tij nuk janë të speficikuara qartë por kanë të bëjnë me juridiksionin e Dhomave të Specializuara, shkruan Lajmi.

“Dyshohet për vepra për të cilat nuk janë të specifikuara, mirëpo janë në kuadrin të veprave që vijnë në juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Urdhërarresti për të është bërë I ditur vetëm në momentin kur EULEX-i kanë ardhur në shtëpi për bastisje.” – ka thënë Valon Hasani, avokati i Krasniqit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *