Vendosni fjalën kyçe....

Policia ekzekuton një person në Francë, sulmoi oficerët me thikë


Një burrë është ekzekutuar në Francë, pasi sipas policisë kishte sulmuar me thikë një grup oficerësh në qytetin Avinjon.

Ngjarja ndodhi pak orë pas vrasjes së tre personave brenda një kishe në Nicë. Sulmi ndodhi përafërsisht rreth orës 11:15 me kohën lokale. Sipas mediave franceze, sulmuesi i pretenduar bërtiti “Allahu akbar”, ndërsa u sul drejt oficerëve.

Policia fillimisht raportohet se e qëlloi agresorin me municione jo vdekjeprurëse për ta ndalur, por u detyrua të hapte zjarr me plumba të drejtpërdrejtë pasi ai nuk u ndalua.

Incidenti ndodhi menjëherë pas një sulmi në bazilikën në zonën Norte-Dame të Nisë, në të cilën tre njerëz u vranë nga një burrë i armatosur me thikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *