Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi rrëzon me 96 vota dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor


Me votat e socialistëve dhe një pjesë deputetësh të opozitës parlamentare kanë rrëzuar me 96 vota dekretin e presidentit Meta për Kodin Zgjedhor.

Rrëzimi i dekretit të Metës u paralajmërua nga kryeministri Rama ditë më parë. Kreu i qeverisë deklaroi se Kuvendi nuk do humbë asnjë sekondë për të rivotuar Kodin Zgjedhor, që është i domosdoshëm për zgjedhjet e 25 prillit.

Pak ditë më parë, Meta iu drejtua Komisionit të Venecias, për një opinion lidhur me ndryshimet kushtetuese të miratuara nga parlamenti lidhur me Kodin Zgjedhor.

Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi, iu drejtua në dy raste kryeministrit Rama që të priste opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese para rivotimit në Kuvend, gje që është hedhur poshtë nga kryeministri Rama e deputetët e PS-së.

Pas rrëzimit të dekretit të presidentit, partitë duhet të grupojnë kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit në një listë të vetme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *