Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj rekruton dhe Rovena Dilon, këngëtarja: Është njeri që të jep shpatullën të mbështetesh


Rovena Dilo është këngëtarja e radhës, por sipas të gjitha gjasave jo e fundit që i bashkohet kryebashkiakut Veliaj, në fushatën e nisur prej tij për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Më herët të njëjtën gjë e kanë bërë disa emra nga fusha të ndryshme, ndërsa nga ajo e këngës mund të përmenden Eli Fara e Kastro Zizo.

Dilo ishte e pranishme në takimin që Veliaj i shoqëruar nga deputeti socialist, Qefalia, zhvilluan në Zall Herr të Tiranës.

Erion Veliaj, është ai njeri që të zgjat dorën, të jep shpatullën të mbështetesh dhe gjithmonë është aty, jo vetëm me fjalën e mirë, por këtë fjalë ai e bën vepër.

Unë mendoj që partia ime si artiste e këngës është, Shqipëria. Por unë mendoj që edhe Erion Veliaj të parën ka këtë parti, pra Shqipëria”-tha këngëtarja gjatë fjalës së saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *