Vendosni fjalën kyçe....

Gratë naftëtare 12 ditë në grevë: Ta dijë mirë kryeministri se nuk dalim


Sot bëhen 12 ditë që gratë naftëtare të Ballshit qëndrojnë në grevë urie.

Gjendja shëndetësore e tyre sa vjen dhe rëndohet ndërsa ndikojnë edhe gripet sezonale në përkeqësimin e shëndetit të tyre.

Grevistet kërkojnë më shumë sensibilizim nga qytetarët me kauzën e tyre, ndërsa kërkojnë dhe një reagim nga kryeministri Edi Rama.

 “Presim që kryeministri të reagojë. Pastaj futem për negociatat për uzinën.  Duam më shumë sensibilizim, dhe mbështetje. Populli është uragan. Lekët e prapambetura i kanë edhe ata që kanë dalë në pension, edhe ata duhet të vinë të na mbështesin. Shoqet edhe pse janë në gjendje kritike janë të vendosura. Ta dijë mirë kryeministri, nuk dalin”, tha një prej grave naftëtare.

Një tjetër grua greviste tha se nga kjo grevë pret të dalë me fitore: “Nga kjo kauzë dua të dal me fitore. Kemi kërkuar që kryeministri të negociojë dhe ti japë një zgjidhje”.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama u ka kërkuar naftëtareve të dalin nga greva në mënyrë që të nisin të negociojnë, por ato nuk kanë besim tek fjala e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *