Vendosni fjalën kyçe....

Anthony Fauci: Vaksina kundër Covidit mund të jetë gati në fund të vitit


Dr. Anthony Fauci thotë se një vaksinë kundër Covid-19 mund të jetë në dispozicion në Shtetet e Bashkuara para fundit të vitit, nëse provohet të jetë “e sigurt dhe efektive”.

Shkencëtari i qeverisë amerikane tha në një intervistë për BBC-në se dozat e para të kufizuara do t’u shkonin njerëzve sipas një përparësie të caktuar. Sipas tij do të duhen “disa muaj në 2021-shin” para se vaksina të jetë e disponueshme për përdorim më të gjerë.

“Ne do ta dimë nëse një vaksinë është e sigurt dhe efektive deri në fund të nëntorit, në fillim të dhjetorit. Pyetja është, pasi të kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive, si mund ta çojmë atë tek njerëzit që kanë nevojë për të, sa më shpejt të jetë e mundur?

Sasia e dozave që do të jenë në dispozicion në dhjetor nuk do të jetë me siguri e mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë, do të duhet të prisni disa muaj deri në vitin 2021.”– tha Fauci.

Mes të tjerash Dr. Fauci shtoi se vaksina nuk do të zëvendësonte nevojën për të zbatuar masat baza si distance sociale, larja e duarve dhe përdorimi i maskave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *