Vendosni fjalën kyçe....

“Izraeli do ndalojë të pavaksinuarit nga ushtrimi i disa profesioneve” – Ministri i Shëndetësisë


Ministri i Shëndetësisë i Izraelit ka konfirmuar planet e vendit për të ndaluar njerëzit e pavaksinuar të punojnë në punë të caktuara, por nuk arriti të sqarojë se çfarë përfshihet aty, duke shtuar se kushdo që gjendet duke falsifikuar certifikatat e vaksinës do të burgoset.

“Së shpejti do të ketë punë ku për të punuar, punëtorët duhet të vaksinohen ose t’i nënshtrohen një testi Covid-19 çdo 48 orë.” – tha të enjten ministri i Shëndetësisë, Yuli Edelstein.

I rrethuar nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, Edelstein nuk dha hollësira se nga cilat vende të punës do të përjashtoheshin njerëzit, por ai u bëri thirrje të gjithëve që të vaksinohen në mënyrë që të ndihmonin që jeta të kthehej në ‘pothuajse normale’.

“Të vaksinuarit dhe ata njerëz që kanë pasur virusin do të jenë në gjendje të shkojnë në palestra, koncerte, hotele, sinagoga nga e diela.” – deklaroi ministri.

Edelstein tha se autoritetet tashmë kishin konfiskuar një numër dokumentesh të rreme vaksinimi dhe paralajmëruan se kushdo që kapet me certifikata të falsifikuara të vaksinës do të përballet me burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *