Vendosni fjalën kyçe....

Rama në konferencë me ministrini grek: Kemi hapur një kapitull pozitiv për të ardhmen e përbashkët


Kryeministri Rama ka vlerësuar ndihmën e dhënë nga Greqia gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Dendias.

Rama tha se Shqipëria e Greqia kanë hapur një kapitull shumë pozitiv lidhur me të ardhmen e përbashkët të dy vendeve.

“Ministri Dendias ka qenë pranë nesh edhe kur vendi i godit nga tërmeti i 26 nëntorit jo vetëm me praninë fizike por edhe me ndihmat dhe trupat e Greqisë që na ndihmuan të dalim nga një situatë tejet e vështirë. Sot e mikpresim këtu mikun tonë për të folur për rrugën e përbashkët të së ardhmes si dy fqinjë që nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin por jemi bashkë nën të njëjtin diell prej mijëra vjetësh dhe kemi detyrimin të bëjmë më të mirën. Kemi hapur një kapitull shumë pozitiv me qeverinë e Greqisë.” – tha Rama.