Vendosni fjalën kyçe....

Shembet me eksploziv pallati 12-katësh në Durrës, plagoset një ushtar


Ditën e sotme forcat e xhenios në bashkëpunim me IKMT-në shembën pallatin 12 katësh në Durrës.

Një ushtar është plagosur nga shpërthimi i fuqishëm i pallatit. Për shembjen e tij u përdorën 130 kilogramë lëndë eksplozive. Ai është dërguar në Urgjencën e Durrësit, raporton Report Tv. 

Specialistët EOD të Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetese në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) bënë të mundur shembjen e pallatit 12 katësh, ne lagjen nr 17 të bashkisë Durrës, të demtuar nga tërmeti i Nëntorit të vitit të kaluar. Ky është konsideruar një nga operacionet me të veshtira deri tani,  pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertet e batalionit te xhenios. Procesi ka filluar që në muajin korrik 2020 dhe u finalizua pasditen e kesaj te shtune. Për realizimin e ketij operacioni u përdor një sasi e konsiderueshme lënde plasëse, mjete transporti dhe  39 specialistë të batalionit të xhenios. Gjatë operacionit nuk pati probleme”-njofton Ministria e Mbrojtjes.

Video marrë nga Syri.net


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *