Vendosni fjalën kyçe....

Opozita bojkoton Komisionin e Ligjeve: Nuk bëhemi pjesë e kësaj loje


Komisioni i Ligjeve u mblodh sot për të diskutuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por opozita parlamentare e bojkotoi mbledhjen duke ndjekur gjurmët e opozitës jashtëparlamentare.

Deputetja Rudina Hajdari tha se nuk shikon vullnet nga ana e maxhorancës për hapjen e listave 100%.

“Vendosëm ta bojkotojmë seancën e sotme sepse nuk shohim vullnet pozitiv nga maxhoranca për të realizuar atë Reformë madhore për të cilën gëzojmë sot mbështetjen e shumicës së shqiptareve, pra hapjen reale dhe 100% të listave. Nëse maxhoranca do të vazhdojë në këtë rrugë, duke ardhur me drafte të cilat nuk synojnë hapjen e listave por mashtrimin e shqiptarëve, ne nuk do të bëhemi pjesë e kësaj loje të shëmtuar, le ta bëjnë vetë”, u shpreh Hajdari.

Ndërkohë deputeti tjetër i opozitës Myslim Murrizi kërkoi në që drafti i propozuar në janar ku ishin dhe emrat e tij dhe Halit Valterit të tërhiqeshin.

Murrizi theksoi se ai draft ishte dorëzuar para ndryshimeve kushtetuese dhe kërkoi që në emër të tij të merrej parasysh vetëm drafti i shtatorit të vitit 2020.

Ndërsa deputeti Ralf Gjoni beson se drafti i dorëzuar në janar me firmat e 50 mijë qytetarëve duhet të merret parasysh për diskutim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *