Vendosni fjalën kyçe....

Lanë Britaninë për më shumë privatësi, Princ Harry dhe Meghan Markle pranojnë të bëjnë një reality show për “Netflix”-in


Duka dhe Dukesha e Sussex thuhet se kanë rënë dakord të luajnë në një serial reaity të Netflix-it.

Tabloidi britanik “Daily Mail” shkruan se princi Harry dhe Meghan Markle do të ndiqen për tre muaj me kamera, por nuk është e qartë nëse kamerat do të lejohen brenda në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni.

Sipas një burimi për gazetën, “Harry dhe Meghan shpresojnë të iu japin njerëzve mundësinë të dinë pak më shumë për jetën e tyre dhe të shohin të gjithë punën e bamirësisë që bëjnë.”

Kjo lajm vjen pak kohë pasi çifti mbretëror nënshkroi një marrëveshje 112 milion dollarë me Netflix për të bërë seri televizive, filma dhe shfaqje për fëmijë.

Ingrid Seëward, e cila është redaktore e revistës Majesty, e akuzoi çiftin për ‘hipokrizi‘ sepse “ranë dakord për të bërë një reality show, pasi u larguan nga Britania e Madhe për në SHBA për një privatësi më të madhe. Është e jashtëzakonshme. Kjo është pikërisht ajo që ata thanë se nuk do të bënin”.

Netflix ka thënë se tashmë ka disa projekte në zhvillim me çiftin mbretëror, por nuk pranoi të ofrojë më shumë informacion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *