Ka kaluar gati një muaj që kur ish-kryeministri Silvio Berlusconi doli pozitiv në testin për koronavirusin. Dhe sot, ai ka rezultuar përsëri pozitiv.
Mediat italiane shkruajnë se ngarkesa virale është prapë e lartë tek lideri i Forza Italia, i cili është ndjekur vazhdimisht nga mjeku i tij personal, Dr. Alberto Zangrillo.
Ai mbetet i izoluar në vilën e tij në Arcore, pa takuar askënd përveç partneres së tij, Marta Fascina.