Vendosni fjalën kyçe....

Gafa e Kamala Harris-it: Tupac është reperi më i mirë i gjallë


Kandidatja për zv.presidente Kamala Harris, e ka quajtur Tupac Shakur reperin më të mirë të gjallë. Por ka një problem… ai ka vdekur në vitin 1996.

Gazetarja i kujtoi se ai nuk jeton më dhe Harris shpërtheu në të qeshura duke thënë se e di këtë.

“E di. Vazhdoj ta bëj këtë” – thotë Harris e cila mendohet për pak sekonda për të thënë një emër tjetër, por më pas vendosi të mos përmende asnjë, duke thënë që do që t’i lërë ata “në korsinë e tyre”.


Pas videos Harris u bë objekt talljes në rrjet, ndërsa u dha akoma më shumë zë teorive të konspiracionit.

Shumë njerëz besojnë se 2Pac është ende gjallë dhe se ka stisur vdekjen e tij duke u arratiru në Kubë (ose në Serbi, varet kush e tregon historinë) për të bërë një jetë më të thjeshtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *