Vendosni fjalën kyçe....

Atentat me armë ndaj shqiptarit në mes të plazhit në Itali


Atentat me armë ndaj një shqiptari në Itali.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se ditën e dielë një shtetas shqiptar me rekorde të ndryshme penale u qëllua me armë dhe u transportua në spitalin e San Camillo.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Torvaianica-s, e cila është një zonë e populluar, duke shkaktuar panik tek qytetarët.
Karabinierët mbërritën në vend menjëherë pas të shtënave.

Nga hetimet e para doli se dy autorët kishin mbërritur në plazh me një motor rreth orës 10:30.

Njëri prej tyre zbriti me armë në dorë dhe hapi zjarr në drejtim të shqiptarit. Plumbat e goditën atë në shtyllën kurrizore. Të dy vrasësit, të cilët ishin me fytyrë të mbuluar, u larguan me motorët e tyre.

I plagosuri u dërgua në spitalin San Camillo me helikopter. Sapo mbërriti në spital, ai u mor nga ekipi i Neurokirurgjisë i cili e çoi në sallën e operacionit për t’iu nënshtruar një operacioni delikat për t’i shpëtuar jetën.

Video