Vendosni fjalën kyçe....

Varka përmbyset në lumë, humbin jetën 6 persona në Ugandë


Trupat e gjashtë personave që u mbytën në lumin Sezibëa, në Ugandë Qendrore janë nxjerrë ditën e sotme. Tragjedia ndodhi teksa barka me të cilën udhëtonin ata u përmbys.

Mes viktimave është edhe një grua me fëmijën e saj të mitur, tha zëdhënësja e policisë, Hellen Butoto. Vetëm tre persona që mundën të notonin shpëtuan, shtoi ajo.

Uganda nuk ka polici ujore të ngarkuar posaçërisht për rregullimin e transportit ujor. Policia Detare ekzistuese kontrollon vetëm kontrabandën dhe jo sigurinë në lumenj e liqene.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *