Vendosni fjalën kyçe....

Ish-shefi i NSA-së që akuzohet për përgjimin e amerikanëve, i bashkohet Amazon-it


Gjenerali Keith Alexander, ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i cili mbikëqyri spiunimin e paligjshëm masiv të amerikanëve, është emëruar në bordin e drejtorëve të kompanisë Amazon, duke tërhequr zemërimin e mbrojtësve të privatësisë, përfshirë Edward Snowden.

Amazon njoftoi se Alexander, i cili shërbeu si drejtor i NSA-së nga viti 2005 deri në daljen në pension në mars 2014, do të bashkohet me bordin e kompanisë.

“Ne jemi të entuziazmuar që zgjodhëm një anëtar të ri në bordin tonë të drejtorëve këtë muaj. Mirësevini, gjeneral Keith Alexander!” – lajmëroi gjiganti i teknologjisë në një deklaratë në Twitter.

Sidoqoftë, shumë persona duke përfshirë ish-kontraktorin e CIA-s, Edward Snowden, nuk ishin shumë ‘të entuziazmuar’ për emërimin.

Snoëden, i cili në vitin 2013 njoftoi se programi i fshehtë i mbikëqyrjes së NSA-së kishte mbledhur shumë informacione të amerikanëve në mënyrë të paligjshme duke shkelur privatësinë e tyre, ishte një nga të parët që reagoi pas lajmit për punësimin e Alexander.

“Rezulton se ‘Hej Alexa’ është shkurtimi i ‘Hey Keith Alexander’. Po, Keith Alexander personalisht është përgjegjës për programet e paligjshme të mbikëqyrjes masive që shkaktuan një skandal global.” – shkroi në Twitter njoftuesi, i cili mbetet në mërgim në Rusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *