Vendosni fjalën kyçe....

Investimet e huaja/ DASH nxjerr raportin për Shqipërinë: Korrupsioni i lartë, vendime të diskutueshme gjyqësore


Departamenti Amerikan i Shtetit, DASH, ka publikuar raportin e vitit 2020 për Shqipërinë, mbi Klimën e Investimeve në vendin tonë.

Në këtë raport renditen një sërë problematikash, që nga çështjet e korrupsionit në administratën publike, mungesa e transparencës sidomos në prokurimet publike, kontrata të vështira për tu zbatuar, korrupsionin në qeveri dhe tek tenderat, rritja e kontratave PPP që sipas raportit bën të pamundur konkurencën.

Raporti i DASH-it evidenton se bizneset amerikane në Shqipëri përballen me raste korruptive dhe pengesa për investime për shkak të vendimeve gjyqësore të diskutueshme.

Investimet
“Investitorë të ndryshëm amerikanë janë përballur me cështje tregtare me entitete private dhe publike përfshirë dhe arbitrazhin ndërkombëtar. Në 2019 dhe 2020 një kompani amerikane u largua si pasojë e vendimeve të dyshimta të gjyqësorit dhe vendimmarrjes në pikëpyetje të paleve të tjera në një çështje që lidhet me investimet”, thekson raporti.

Pronat
“Pronat vazhdojnë të jenë problem sidomos çështja e certifikatës së pronësisë. Ka plot raste të individëve që manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë pronat që s’janë te tyre”, thuhet më tej në raport.

Korrupsioni
“Shqipëria perceptohet si një nga vendet me korrupsion të lartë. Korrupsioni vazhdon të minojë sundimin e ligjit dhe të manipulojë apo frenojë zhvillimin ekonomik. SHBA nuk figuron më vendet e para për investimet e huaja direkte. Kjo tregon nivelin e ulët të investimeve amerikane në vend.

Qeveria shqiptare ka kaluar disa ligje në lidhje me pronën që janë të pakoordinuara dhe jo realisht efektive. Sipas raportit të progresit të BE vendi ende nuk ka trajtuar sicc duhet kompensimin e pronave”, mbyllet raporti i DASH-it.
Në këtë raport theksohet se Shqipëria duhet të përmbushë disa kushte përpara konferencës së parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave në BE.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *