Vendosni fjalën kyçe....

Strazimiri: Rama favorizoi kompaninë e Begos dhe largoi kompaninë greke, tani duhet të paguajë 44 milionë euro në arbitrazh


Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetit Gent Strazimiri në një deklaratë për shtyp ka denoncuar humbjen në gjykatën e arbitrazhit pak ditë më parë kundrejt kompanisë greke “Aktor” e cila ndërtoi një pjesë të rrugës Tiranë-Elbasan.

Sipas, Strazimirit, qeveria Rama për të favorizuar kompaninë e Edmond Begos, mikut të Taultant Ballës do detyrohet të paguajë nga taksat e shqiptarëve 44 milionë euro për kompaninë greke.

Deklarata e plotë:

44 milion euro është fatura e re që do të paguajnë shqiptarët për Edmond Begon, mikun e Taluant Ballës dhe të Edi Ramës.
Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar ka dënuar shtetin shqiptar pas padisë së kompanisë greke Aktor, e cila kishte fituar tenderin për të kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan.

Kompania greke ishte kontraktuar nga qeveria shqiptare për të bërë punimet shtesë, por Edi Rama në mënyrë që të favorizonte kompaninë e mikut të tij dhe të Taulant Ballës “Inerte Ekspress” te Begos vuri gjoba, bëri presion dhe tentoi që të largonte kompaninë Greke Aktor e cila mbasi mori nënkontraktorët e imponuar nga qeveria u largua pa marrë asnjë pagesë.

Për këtë arsye Aktor iu drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar duke paditur qeverinë shqiptare.
Me 1 shtator 2020, pra vetëm 5 ditë më parë, Arbitrazhi shpalli vendimin që i jep të drejtë kompanisë greke dhe dënon Shqipërinë ta dëmshpërblejë atë me plot 44 milion euro.

Pra, qeveria shqiptare, për të favorizuar kompaninë e Edmond Begos me shokë ngarkon në këtë mënyrë buxhetin e shtetit shqiptar i cili sigurohet me taksat e qytetarëve shqiptarë.

Edi Rama në 2013 mori një rrugë të përfunduar dhe shpenzoi 138 mln euro kosto shtese:
* nga 312 milion euro e parashikuar ne fillim, kostoja e rruges perfundoi në 450 milion euro.
Pa asnjë bilanc në punë publike, pa asnjë rrugë të shtruar, ne 8 vjet edhe ato investime publike që gjetën të gatshme
* ose i dhanë me koncesion
* ose i përdorën për ti vjedhur.

Në një kohë kur mijëra qytetarë jetojnë ende në çadra dhe 99 përqind e shqiptarëve vuajnë krizën e thellë ekonomike nga keqqeverisja, Edi Rama u shton një haraç të ri në kurriz.

44 milion eurot nuk i paguan as Edi Rama, as Taulant Balla dhe as Edmond Bego i cili mori miliona euro për tenderin e përfundimit të rrugës Tiranë-Elbasan.
44 milion eurot e kompanisë greke do ti paguajë një më një çdo qytetar i Shqipërisë nëpërmjet taksave që do shtohen.

Kjo faturë që rëndon në xhepat e shqiptarëve dhe të ekonomisë së Shqipërisë, vjen vetëm pak muaj pas një tjetër ndëshkimi nga Arbitrazhi Ndërkombëtar.

Për shkak të banditizmit të Edi Ramës dhe interesit të Rilindjes, kjo gjykatë e ndëshkoi Shqipërinë dhe shqiptarët me faturën 110 milion eurove për një dëm shkaktuar pa shkak ligjor, biznesmenit italian Francescho Bechetti, media kritike dhe bizneset e të cilit u mbyllen arbitrarisht nga qeveria e rilindjes sapo erdhi në pushtet.

Janë plot 153 milion euro për dy muaj që Shqipëria duhet tu paguajë vetëm dy kompanive si pasojë e vendimeve të Arbitrazhit Ndërkombëtar.
153 milion euro të cilat do ti paguajnë shqiptarët, jo Edi Rama dhe miqtë e tij që sot ndajnë fitimet ndërsa shqiptarët vuajnë urinë.

Për shqiptarët ka vetëm një rrugë që të shpëtojnë nga mali i borxheve që po rrit çdo ditë keqqeverisja e Edi Ramës dhe banda e tij e Rilindjes.

Rruga është largimi një orë e më parë i kësaj qeverie dhe hapja e një rruge për një qeverisje normale që mendon për popullin, ekonominë, jo që i zhyt ata në borxhe pa fund.

Çdo orë më shumë që qëndron në pushtet, çdo herë më shumë që hyn në zyrën e Kryeministrit, Edi Rama plaçkit, tashmë, edhe mjerimin e shqiptarëve.

Të nderuar qytetarë!
Na kushton të gjithëve më lirë ta shporrim sa më parë e t’i heqim nga duart e felliqura, një pushtet që s’e ka marrë me votë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *