Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Armine Harutyunyan, vajza që sfiloi për Gucci-n dhe më pas ra pre e bullizmit


Gjatë ditëve të fundit, është folur shumë për Armine Harutyunyan, një 23-vjeçare armene, e cila ka sfiluar për Gucci-n dhe më pas është bullizuar në rrjet.

Nuk është plotësisht e qartë pse modelja është bërë objekt diskutimi, me sa duket për shkak të një liste të hartuar së fundmi nga Gucci që mbledh 100 modelet më seksi në botë.

Gjatë fundjavës, modelja u bë shënjestër e fyerjeve dhe komenteve negative në lidhje me pamjen e saj fizike.
Armine Harutyunyan, është 23-vjeç, me origjinë nga Jerevani, Armenia. Ajo ka flokë të zeza korb, një fytyrë të mprehtë dhe vetulla shumë të trasha. Për herë të parë Armine sfiloi për Gucci-n në Milano në vitin 2019, për koleksionin pranverë-verë 2020, shkruan Cosmopolitan.


E që atëhere ajo ka qenë viktimë e bullizmit në rrjet, me komente që jo vetëm kanë denigruar pamjen e saj fizike, por kanë qenë edhe raciste. Të shumtë shprehin çudi se si dikush mund të dalë në takim me modelen armene, e të tjerë që vinin në dyshim nëse ajo është vërtetë grua.

E ky debat për modelen rikthehet përsëri.

Për ata që nuk e dinë, Armine nuk është një modele profesionale dhe pjesëmarrja e saj në shfaqjen e Gucci-t ishte një rastësi.  Por pavarësisht kësaj, rrjeti nuk u tregua i butë duke treguar edhe njëherë stereotipet e vendosura për gratë në shoqëri.

 

View this post on Instagram

 

Thanks @gucci ✨ for new friends ♥️

A post shared by Armina 🇦🇲 (@deararmine) on


Siç raporton faqja theartgorgeous.com, Armine u pa nga një zbulues talentesh në Berlin, i cili i kërkoi të shkëmbenin numrat e kontaktit. Ajo vetë ka treguar se ishte në Berlin për të dëgjuar grupin e saj të preferuar muzikor.

“Ishte si një ëndërr e realizuar, e cila, çuditërisht, as që e kisha menduar kurrë. Gjithçka ndodhi papritur dhe në vendin më të papritur që mund të imagjinohej. Isha në Berlin për koncertin e grupit tim të preferuar dhe një mëngjes duke ecur nëpër qytet, mu afrua një skaut i modës, i cili më kërkoi të bëja një foto dhe të shkëmbeja kontaktet me të. Një muaj pas atij takimi, ai më informon se fotoja ime i është dërguar Gucci-t dhe se ata duan të marr pjesë në shfaqjen e tyre të modës. Sinqerisht, ndjenjat e mia ishin të përziera, pasi isha edhe e lumtur, edhe e hutuar paksa. Nuk mund ta besoja se do të bëhesha pjesë e një marke që e dua shumë”– shprehej Armine.

Ajo është modelja e parë armene që sfilon për brand-in luksoz. Pjesëmarrja e saj në shfaqjen e Gucci-t në vitin 2019 ishte një trampolinë për të që të bënte një turne në Romë, Firence, Siena, Venecia dhe ta kthente Instagramin e saj në një ditar udhëtimesh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *