Vendosni fjalën kyçe....

Italia regjistron sërish rritje të rasteve me koronavirus, 947 të infektuar në 24 orë


Italia ka regjistruar sërish rritje të fortë të rasteve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit kanë rezultuar 947 raste pozitive. Kjo është shifra më e lartë që nga 14 maj, kur numri i të infektuarve ishte 992.

Nëntë persona kanë humbur jetën nga COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së vendit fqinj, Lombardia shënon sërish numrin më të lartë të infeksioneve të reja,  174, pasuar nga Lazio me 137 dhe Veneto me 116.