Vendosni fjalën kyçe....

Nata e dytë e përplasjeve në Bjellorusi, protestuesit i plas eksplozivi në dorë


Kjo ishte nata e dytë e protestave në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk. Mbrëmë policia ka hedhur plumba gome ndaj protestuesve, për të ndalur protestat pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të së dielës.

Zyrtarët thonë se një nga protestuesit ka ndërruar jetë, pasi një eksploziv i plasi në dorë ndërsa ai po përpiqej t’ua hidhte policëve.

Kjo është viktima e parë e konfirmuar që prej fillimit të përplasjeve.

BBC shkruan se disa nga demonstruesit u sulmuan, duke hedhur kokteje molotovi. Protestuesit gjithashtu u përpoqën të ndërtojnë barrikada.

Një gazetare u plagos, thanë kolegët e saj dhe dëshmitarët okularë. Disa prej protestuesve janë arrestuar por ende nuk kemi një numër zyrtar.

Ministria e brendshme tha se një nga protestuesit vdiq kur ai “u përpoq të hidhte një pajisje shpërthyese të paidentifikuar te anëtarët e zbatimit të ligjit”.

“Shpërtheu në dorën e tij”- tha ministria në një deklaratë. Disa stacione të metrosë në qytet kanë qenë të mbyllura dhe interneti ishte kryesisht i padisponueshëm për ditën e dytë rradhazi.

Protestat filluan pasi presidenti autokratik Alexander Lukashenko fitoi zgjedhjet me 80% të votave.

Rivalja e tij kryesore Svetlana Tikhanovskaya nuk i pranoi rezultatet, duke thënë se ajo ishte fituesja e vërtetë.
Duke qenë ae nuk ishte asnjë vëzhgues të pranishëm gjatë votimeve, kjo ka çuar në pretendimet e opozitës për një manipulim të gjerë të votave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *