Vendosni fjalën kyçe....

Si u vra 40-vjeçari nga policia në Arizona, pas ankesës së fqinjit për zhurmë (VIDEO)


Kamerat e policisë tregojnë se si një ankesë për zhurmë në Arizona kthye në një tragjedi, pasi policët qëlluan me armë një burrë që po luante videolojëra në banesën e tij.

Ata e qëlluan fill sapo ai hapi derën e përparme.

Ngjarja ka ndodhur më 21 maj rreth orës 10 të darkës, ku policia e Phoenix trokiti në derën e apartamentit të Ryan Whitaker, 40 vjeç. Kjo pasi një fqinj lart ishte ankuar se ai po bënte zhurmë, siç shkruan Daily Mail.

Whitaker doli te dera me një armë në dorë, sepse edhe më parë atë muaj kishte dëgjuar në mes të natës të trokitura të çuditshme.

Ai kishte luajtur video lojëra me të dashurën e tij Brandee Nees, kur iu përgjigj trokitjes së derës dhe u vra në më pak se një minutë.

Kur ai hapi derën, dy policët u habitën nga arma që ai mbante në dorë dhe njëri prej tyre e qëlloi, pavarësisht se ai u ul në gjunjë, ngriti njërën dorë lart dhe tjetrën e uli për të lënë armën në tokë.

Vdekja e 40-vjeçarit ka qenë vetëm një nga disa ngjarjet që këtë vit ka ngjallur kritika mbi sjelljen brutale të policisë në SHBA.

Avokati i familjes Whitaker, tha së Mattheë Cunningham tha se “Departamenti i Policisë Phoenix e dinte që natën e të shtënave se kjo ishte një telefonatë e rreme dhe e ekzagjeruar e 911-ës”.


Pas zemërimit publik për vdekjen e Whitaker, departamenti i policisë u detyrua të publikonte ​​pamjet që kishin filmuar kamerat trupore të veshura nga oficeri John Ferragamo, i cili ishte në vendngjarje me policin tjetër që qëlloi.

Në dy telefonatat, fqinji ankohej se dëgjonte njerëz që i bërtisnin njëri-tjetrit dhe se tha se ai nuk mund të flinte për shkak të zhurmës.

Në telefonatën e dytë, ai pretendonte se britmat u përshkallëzuan në një përleshje fizike.

Por kur policët e pyetën të dashurën e 40-vjeçarit, ajo tha se vetëm kishin qenë duke luajtur videolojëra dhe po bënin salcë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *