Vendosni fjalën kyçe....

Kapet në flagrancë duke shpërndarë drogë, arrestohet një 24 vjeçar në Lushnjë


Foto ilustruese

Një 24 vjeçar është arrestuar në Lushnjë pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit kanabis në lokalin e marrë me qira në fshatin Krutje.

Nga policia u ndalua shtetasi M.B banues në Lifaj.

Gjatë kontrollit në lokal iu sekuestruan 24 doza kanabis.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave në formë dozash.

Sekuestrohen 24 doza kanabis, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • M.B., 24 vjeç, banues në Lifaj, Lushnjë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi M. B. shpërndante lëndë narkotike në doza në lokalin që kishte me qera në fshatin Krutje të Lushnjës, gjatë kontrollit të ushtruar, 24-vjeçarit ju gjetën 24 doza kanabis gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës“-thuhet në njoftimin e Policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *