Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të fusnin heroinë në burg duke e fshehur në rroba, arrestohen 2 të rinj në Berat


Dy të rinj janë kapur në flagrancë nga Policia e Beratit duke tentuar të fusnin heroinë në burg. Bëhet fjalë për një 24-vjeçar me inicialet M. D., i dënuar më parë për vjedhje, si dhe një 19 vjeçar me inicialet A. M..

Sipas uniformave blu, dy të rinjtë e kishin mbështjellë lëndën narkotike me rroba dhe do t’ja jepnin një të arrestuari.

“Specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasit: M. D., 24 vjeç, banues në Kuçovë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe A. M., 19 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të fusin lëndë narkotike në IEVP Berat. Punonjësit e IEVP Berat, gjatë kontrollit të ushtruar në rrobat që këta shtetas po i dërgonin një të arrestuari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike heroinë”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe tani pritet vendimi për dy të rinjtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *