Vendosni fjalën kyçe....

“Terror gjuhësor” – Kryebashkiaku gjerman nën kritika pasi kërkon zhdukjen e fjalëve “mashkull” e “femër”


Kryebashkiaku i Shtutgartit, Fritz Kuhn, është kundërshtuar nga ministrat e shtetit të tij, pasi nxori protokollet gjuhësore neutrale gjinore për punonjësit e qytetit, sipas raporteve të mediave gjermane.

Udhëzimet e reja do t’i nxisnin ata që punojnë në bashkinë e Stuttgartit të heqin dorë nga titujt e identifikimit të gjinisë, siç është ‘z.’ Apo ‘znj.’ kur iu drejtohen kolegëve. Rregullat e reja përcaktojnë gjithashtu se në komunikimet me shkrim, ‘i nderuar zotëri ose zonjë’ duhet të zëvendësohet me ‘njerëz të dashur’.

Si rregull i përgjithshëm, termat që përdorin ‘klishet’ gjinore duhet të shmangen, dekretoi Kuhn, një anëtar i partisë së majtë gjermane, Të Gjelbërit.

Dekreti i tij vjen në mes të një valë qëndrimesh politikisht korrekte në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, por duket se politikanë të tjerë në shtetin e Baden-Wurttemberg menduan se kryetari i bashkisë kishte shkuar shumë larg.

Kryeministri i shtetit, Winfried Kretschmann, një anëtar tjetët i Të Gjelbërve, shprehu shqetësimin për ‘oficerët që do kontrollojnë fjalorin’. Ai tha se ndërsa njerëzit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj njëri-tjetrit, masa të tilla ekstreme mund të çojnë në ‘terror gjuhësor’.

Duke pasqyruar qëndrimin e Kretschmann, ministrja e Kulturës e Baden-Wurttemberg, Susanne Eisenmann, vuri në pikëpyetje përparësitë e kryetarit të Stuttgartit.

“Ju duhet të pyesni veten nëse nuk kemi çështje të tjera për të zgjidhur” i tha ajo Agjencisë Gjermane të Shtypit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *