Vendosni fjalën kyçe....

Grabitësit përplasin makinën e bankës në Berlin, shkëmbejnë zjarr me rojet e sigurisë


Një numër i madh oficerësh policie janë vendosur në qendër të Berlinit, pasi një makinë u përpoq të përplaste një furgon banke në Bundesplatz. Të paktën një roje sigurie u plagos në incident.

Grabitësit u befasuan nga dy oficerë të sigurimit duke shkëmbyer zjarr me ta e duke lënë të plagosur njërin prej tyre.

Roja u dërgua menjëherë në spital për mjekim, megjithëse dëmtimet e tij nuk besohet të jenë kërcënuese për jetën.

Grupi prej tre deri në katër grabitësish u panë duke ikur drejt autostradës pasi përpjekja e tyre dështoi ndërsa qindra forca policie janë vënë në ndjekje të tyre sipas policisë.

Incidenti vjen vetëm disa ditë pas një grabitjeje tjetër të një banke të profilit të lartë në kryeqytetin gjerman, gjatë së cilës katër grabitësit përdorën gaz për të mbajtur nën kontroll stafin e bankës, duke plagosur 11 persona gjatë grabitjes së ndodhur në Hermannplatz më 31 korrik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *