Vendosni fjalën kyçe....

Kryetari i Komunës së Luginës së Preshevës i pakënaqur me Hotin: Në Bruksel nuk parashtrove çështjen tonë, mos prit që ta bëjë Vuçiç


Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës Abdullah Hoti për të cilin thotë se në platformën e dialogut Lugina e Preshevës është harruar dhe lënë jashtë diskutimeve.

Arifi thotë se në diskutimet në Bruksel, Lugina e Preshevës nuk u diskutua në tryezë u anashkalua dhe u harrua.

Ai ka kërkuar nga Hoti që shqiptarët e Luginës të mos lihen jashtë diskutimeve duke e krahasuar këtë pjesë të Kosovës Lindore me çështjen e Çamërisë.

Për Arifin zëri i Luginës duhet të amplifikohet nga Hoti pasi ata janë komuniteti i pa përfaqësuar dhe gëzojnë pak të drejta ndryshe nga serbët në Kosovë që janë edhe pjesë përbërëse e Kushtetutës.

Postimi i plotë:

I nderuar kryeministër Hoti,

Në paraqitjen tuaj në Parlament, ku qartësuat përceptimin dhe platformën tuaj për negociatat në fazën finale me Beogradin, thatë se nuk ka nevoj askush të ndjehet i trazuar dhe i anashkaluar.

Jam unë pra, ai që ndjehem i trazuar dhe jam unë ai që tani ndjehem i anashkaluar!

Ne i gëzohemi faktit, që ju për vetëm një muaj siç thatë, keni mundur ta heqni mjegullën diplomatike të shkaktuar dy vitet e fundit me politika më shumë për konsum intern të panevojshme se sa me politika të konsulidimit të shtetit.

Ne i gëzohemi gjithashtu faktit, që sipas jush në agjendën ndërkombëtare tani kemi një vijë të qartë, me të cilën ne mundemi të jemi pjesë e dialogut pa brengosje dhe pa shqetësime.

Ne i gëzohemi gjithashtu faktit që sipas jush e kemi vënë në theks se integriteti territorial i Republikës së Kosovës, nuk do të jetë temë në dialog dhe do të jetë i mbrojtur për arsye se i shërben vet integritetit të Republikës së Kosovës, paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ne i gëzohemi gjithashtu faktit që sipas jush e kemi mbështetjen e SHBA-së në mënyrë te qartë, por edhe të Bashkimit Europian, duke patur parasysh takimet e fundit që keni zhvilluar në BE.

Ne i gëzohemi edhe faktit që sipas jush keni vendosur një platform të qartë për dialogun dhe i keni vendosur temat e para që po zhvillohen dhe besoni se do ti përfundoni me sukses.

Mirëpo, me këto faktet e juaja të lartëcekura ne ndjehemi prap të harruar dhe edhe me shumë të anashkaluar, për arsye se as edhe një fjalë nuk e dëgjuam në platformën tuaj politike për marrëveshjen përfundimtare në Bruksel me Beogradin, për shqiptarët e Luginës së Preshevës. As edhe një fjalë!

Në qoftë se Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë të përfshirë në këtë marrëveshje “gjithëpërfshirëse”, atëherë ju në mënyre të drejtpërdrejtë po anashkaloni Luginën e Preshevës.

Ju lutemi ta bëni të qartë, a do ti anashkaloni apo a do ti integroni në marrëveshjen përfundimtare me Beogradin?!

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të shkelur dhe të diskriminuar si para ashtu edhe pas luftës së UÇK-së!

Minoriteti serb në Republikën e Kosovës janë të privilegjuar si para por edhe pas luftës dhe madje janë pjesë përbërëse e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ne kërkojmë nga ju, pasi që po e vendosni platformën tuaj politike për negociatat dhe marrëveshjen përfundimtare me Republikën e Serbisë, ta përfshini brenda platformës tuaj edhe Luginën e Preshevës dhe të i sqaroni në tryezë në Bruksel, problematikat tona që janë prezente me dekada të tëra.

Në qoftë se ju nuk e bëni, mu në këtë momentum, atëherë kush, presidenti Vucic?

Përndryshe, ne e kuptojmë këtë
1. si një qasje e cila përjashton/anashkalon shqiptarët e Luginës nga marrëveshja përfundimtare dhe 2. cila e lejon të përfshihet Lugina e Preshevës në një proces të asimilimit total dhe të krijimit të një “Çamërie të dytë” dhe 3. si një vendim definitiv dhe determinues që Lugina e Preshevës mos me qenë pjesë përbërse e strategjisë kombëtare të Republikes së Kosovës.

Me këtë po na largoni nga projekti kombëtar i Republikës së Kosovës perfundimisht! Me këtë Kosova Lindore zyrtarisht më nuk egziston.

Me këtë na lini nën mëshirën e Serbise. Me këtë po thyeni 100 vjet politkbërje kombëtare.

Kryeministër do të mbani përgjegjësinë poltike, morale dhe kombëtare bashkë me të githë ata që ju mbështesin në këtë rrugë të negociatave në Bruksel.

Me respekt,
Shqiprim Arifi

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *