Vendosni fjalën kyçe....

Basha me aleatët: Qytetarëve nuk po u jepen listat e hapura, Kuvendi shkeli me këmbë ligjet e Kushtetuta


 Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas votimit në Kuvend të ndryshimeve Kushtetuese për hapjen e listave.

Ai e ka konsideruar të njëanshëm votimin për ndryshimet në Kushtetutë.

“Sot, Kuvendi gjysmak i Shqipërisë tregoi sërish, se nuk udhëhiqet nga interesat e qytetarëve, por është vetëm një çirak i interesave politikë të Edi Ramës. Interesi i qytetarëve sot u shkel me këmbë nga kryeministri në ikje dhe vartësit e tij.

Qytetarëve nuk po u jepen lista të hapura. Listat janë të hapura vetëm nga fundi i tyre, sepse Edi Rama refuzoi propozimin tonë për të hapur listat 100% dhe për të mos prekur koalicionet.

Sot në kuvendin gjysmak, Edi Rama dhe vartësit e tij shkelën me këmbë ligjet, shkelën Kushtetutën. Ata shkelën me këmbë historinë tonë. Ata shkelën me këmbë konsensusin, të cilin u detyruan ta firmosin.

Kurrë më parë në historinë tonë 30 vjeçare të pluralizmit, Kushtetuta nuk është ndryshuar në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensusin e opozitës.

Kurrë më parë në këto 30 vjet, rregullat për procesin zgjedhor nuk janë vendosur vetëm nga partia në pushtet. Ato kanë qenë një produkt konsensual, pavarësisht situatave të rënda politike që kemi kaluar në 3 dekada.

Kurrë më parë në 30 vjet, një kryeministër nuk ka vënë në mënyrë kaq brutale, interesin e vet personal, mbi interesat e të gjithë shqiptarëve.

Rama kërkon të marrë peng Shqipërinë për të shpëtuar veten. Rama kërkon të marrë peng të ardhmen europiane të shqiptarëve për të ruajtur karriken e tij.

Sepse siç ka bërë deri më sot, Shqipëria i është dashur Ramës vetëm për interesat e tij personale. Nuk do t’ia dalë!”– deklaroi Basha. Kryedemokrati kishte ftuar në selinë blu aleatët e tij, ndërkohë që deputetët në Kuvend, votonin ndryshimet në Kushtetutë. Ata e shoqëruan edhe në këtë dalje për mediat, për të shprehur qëndrimin e përbashkët lidhur me votimin në Parlament.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *