Vendosni fjalën kyçe....

Kim dhe Soreca takohen me Ramën në Kryeministri


Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim si dhe ai i BE-së Luigi Soreca, janë takuar sot në Kryeministri me Edi Ramën.

Ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e këtij takimi, por duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit besohet se në fokusin e bisedimeve, kanë qenë ndryshimet kushtetuese, për të cilat vijon të ketë përplasje mes maxhorancës dhe opozitës.

Me 30 korrik pritet të miratohen në Kuvend, ndryshimet kushtetuese për Listat e Hapura dhe Koalicionet Parazgjedhore.

Ky është takimi i 3-të brenda pak ditëve mes Ramës dhe Kim, ku gjithmonë fokusi ka qenë të Reforma Zgjedhore dhe Ndryshimet Kushtetuese.