Vendosni fjalën kyçe....

Hoti me Bashën: Qëllimi përfundimtar i dialogut me Serbinë është njohja e Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Hoti, tha në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e PD-së, se pozicioni i Prishtinës në raport me Serbinë është i qartë dhe se është gjetur edhe mbështetja e ndërkombëtarëve.

Ai theksoi se qëllimi përfundimtar i dialogut është njohja e Kosovës.

“Për dialogun, është vendosur pozicioni i Kosovës në këtë proces. Kemi gjetur mbështetjen me ndërkombëtarët. Nisëm me konferencën e Parisit, më pas me Brukselin. Qëllimi final i dialogut, është njohja e Kosovës. Çdo zgjidhje që ne bëjmë për finalizim i marrëdhënieve, duhet të jetë derivat i njohjes. Dialogu është vetëm politik, për njohje reciproke të marrëdhënie. Të enjten është dhe një takim tjetër në Bruksel, ku do të draftohet marrëveshja finale për dialog. Çdo komen tjetër, ose nuk janë të informuar, ose i shtrembërojnë siç duan. Sot kam çuar ftesat për forumin. Dialog teknik nuk ka. Ka vetëm dialog politik për njohje reciproke.” – tha Hoti.

Kreu i Partisë Demokratike, Basha e kryeministri i Kosovës, Hoti, kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit. Basha tha ndër të tjera se vendimi i parë i tij si kryeministër do jetë heqja e traut e taksës në Rrugën e Kombit. Ai tha se Prishtina ishte qyteti i tij pasi kishte jetuar aty dhe ishte shpallur Qytetar Nderi.

“Unë ndodhem gjithmonë me kënaqësi shumë të madhe në Prishtinë që është edhe qyteti im i dytë pas Tiranës. Po ndjekim me shqetësim pandeminë COVID, jam i inkurajuar nga paketa e masave që ju keni njoftuar qoftë ne aspektin shëndetësor qoftë në aspektin socio-ekonomik. Me paketën që keni njoftuar në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, ju vendos në krye të vendeve të rajonit dhe ju bën një shembull edhe për Shqipërinë. Tek PD-ja do keni një partner të devotshëm që ato punë që kemi nisur si Rruga e Kombit dhe liberalizimi ekonomik të vazhdojnë dhe më tej.

Një nga vendimet e para të mia, do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit, një vendim i padrejtë.” – tha ndër të tjera Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *