Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden të vdekur 7 të rinj pas xhiros në liqenin në Panama, të mbijetuarit: Na sulmuan me armë


Policia në Panama po heton vdekjen e shtatë të rinjve, trupat e të cilëve u gjetën të shtunën në një zonë të pyllëzuar pranë një liqeni. BBC shkruan se viktimat janë katër gra dhe tre burra të moshës midis 17 dhe 22 vjeçare. Ata u gjetën pranë Liqenit Gatun, rreth 80 km në veri të kryeqytetit.

Ata kishin qenë pjesë e një grup prej 14 vetash që po bënin një udhëtim në liqen. Të shtatë të tjerët që shpëtuan thanë që dy burra të armatosur i kishin sulmuar ata.

Një person është arrestuar, sipas zyrës së prokurorit publik. Grupi prej 14 vetash ishte nisur të premten për të shëtitur në liqen.

Disa nga viktimat kishin marrë lëndime me armë zjarri, u tha gazetarëve prokurori Adolfo Pineda.

“Me të vërtetë është një dukuri tronditëse nga të gjitha pikëpamjet”- tha ai.

Ende nuk është përcaktuar motivi për sulmin. Autoritetet po kontrollojnë zonën ku janë zbuluar kufomat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *