Vendosni fjalën kyçe....

Dolën për të festuar, policia u prish gëzimin tifozëve të Tiranës (VIDEO)


Tifozët bardhë e blu nuk kanë mundur dot t’i përmbahen gëzimit të fitores mbrëmjen e kaluar, duke dalë të festojnë në Sheshin Nënë Tereza, ku nuk munguan as fishekzjarret. Festimet kanë vijuar edhe nëpër rrugët e tjera të kryeqytetit, por policia ka ndërhyrë për të prishur festën e tyre.

Policia i ka mbytur tifozët me gjoba për shkak të makinave të tyra të shumta, e në videon e mëposhtme duket qartë irritimi i tifozëve me uniformat blu. Por ende nuk ka detaje zyrtare lidhur me gjobat apo arrestimet nga policia.

Tirana dje u shpall kampione e Shqipërisë, duke marrë titullin e 25-të në kampionatin shqiptar e kjo madje vjen në 100-vjetorin e themelimit të klubit kryeqyetas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *