Vendosni fjalën kyçe....

Mjekë që vrapojnë e pacientë që rënkojnë – Manastirliu publikon pamjet e rënda nga Infektivi dhe paralajmëron qytetarët


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar disa pamje të rënda nga Spitali Infektiv, ku po trajtohen të sëmurët me koronavirus.

Në videon e publikuar nga ministrja shfaqen mjekë duke vrapuar dhe pacientë që ulërasin nga dhimbjet.

Një grua rënkon nga dhimbjet: “Më shpojnë kockat, oh moj nëna ime”.

Duket se ministrja përmes këtyre pamjeve, kërkon të frikësojë qytetarët që të ndërgjegjësohen për rrezikshmërinë e Covid-19 dhe të zbatojnë rregullat e vendosura nga qeveria.

“Lutemi! Vendoseni Maskën! Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj më të dashur!”– shkruan Manastirliu krahas videos.

Kujtojmë se ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kishte ndryshuar orarin për përditësimin e të dhënave për Covid, për shkak të fluksit të shtuar të punës në Institutin e Shëndetit Publik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *