Vendosni fjalën kyçe....

40-vjeçari kërcënon me thikë mamanë e ish-të dashurës: “Do i nxjerr videon intime”


Sherri me mamanë e ish-të dashurës ka çuar në pranga një 40-vjeçar.

Policia ka bërë me dije se ditën e sotme ka arrestuar 40 vjecarin G. L i cili i ka kërcënuar mamanë e ish- të dashurës duke i thënë se do të publikojë të gjitha videot intime që kishte me të bijën.

Sipas hetimeve, ai ka kanosur me thikë dhe më pas ka goditur me grusht mamanë e ish të dashurës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. L., 40 vjeç, pasi, ka kanosur me mjet prerës thikë dhe ka goditur me grusht shtetasen N. T. Gjithashtu ka përndjekur, duke kërcënuar e me jetë dhe shantazhur se do i publikonte video intime në rrjetet sociale ish të dashurës së tij, vajzës së shtetases N. T.”– thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *