Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti gjerman tallet me masat anti-Covid, shfaqet me maskë kundërgaz (Video)


Një anëtar i partisë së ekstremit të djathtë AfD në Bavari u përpoq të tallej me rregullat e detyrueshme të mbrojtjes së fytyrës, duke marrë fjalën me një maskë gazi në fytyrën e tij.

Ekstravaganca e pa atë të përfshihej në një përplasje verbale me kreun e parlamentit.

Stefan Löw vodhi vëmendjen gjatë seancës së së martës në parlamentin bavarez. I ftuar të merrte fjalën nga folësi, ai u ngrit në podium i veshur me një maskë gazi.

“Z. Löw, unë po ju jap tre sekonda më shumë për të hequr maskën e gazit,” dëgjohet zv.kryetari i parlamentit duke thënë në një video të drejtpërdrejtë. Deputeti kokëfortë kundërpërgjigjet duke thënë: “Ka vërtet një kërkesë për të veshur maskë!”

Më tej ai kërkoi në mënyrë të përsëritur që deputeti të mos bënte më shaka gjatë seancës, por ligjvënësi i AfD-së nuk u tund nga e tija. Më në fund, pas një përplasjeje të gjatë ai e hoqi maskën dhe u ul në vendin e tij.

Vetë parlamenti bavarez ka detyruar të gjithë ligjvënësit dhe stafin administrativ që të mbajnë maska ​​mbrojtëse në mbledhjet plenare – kërkesë për të cilën AfD-ja thotë se cënon të drejtat dhe liritë e deputetëve. Anëtarët e partisë së opozitës nuk pranuan të respektojnë urdhrin.

Maska për fytyrën u bë e detyrueshme në të gjitha shtetet gjermane në fillim të prillit. Ditët e fundit, ka pasur debate të nxehta nëse duhet të lehtësohet apo jo masa, me disa shtete që e mbështesin dhe të tjerë që kundërshtojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *