Vendosni fjalën kyçe....

15 viktima dhe 193 raste të reja lidhur me COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali


15 të vdekur dhe 193 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Itali.

Një pjesë e rasteve të reja në Itali janë të importuar nga disa udhëtarë nga Bangladeshi, Holanda dhe Brazili.

Për këtë arsye, ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka kërkuar nga Bashkimi Europian duhet të miratojë rregulla të përbashkëta më të ashpra për ardhjet nga jashtë Bllokut, me qëllim kufizimin e rrezikut të infektimit me COVID-19.

Por lajmi që të bën të shpresosh për tejkalimin e pandemisë vjen nga Bergamo. Terapia intensive e Spitalit “Papa Giovanni XXIII” nuk ka më asnjë pacient dhe kështu është e lirë nga Covid-19.

Lajmi vjen pas plot 137 ditësh, që nga shtrimi i pacientit të parë (e diel 23 shkurt). Janë ende disa pacientë të shtruar me virus, por që tashmë kanë dalë negativë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *