Vendosni fjalën kyçe....

Elez Biberaj emërohet drejtor i përgjithshëm i ‘Zërit të Amerikës’


Elez Biberaj është emëruar në postin e drejtorit në detyrë të Zërit të Amerikës. Emërimi i Biberajt u njoftua përmes një emaili drejtuar stafit të marten, nga shefi i ri ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM), Michael Pack.

Po ashtu u njoftua edhe emërimi i drejtuesve në detyrë për rrjetet e tjera informative që mbikqyren nga USAGM dhe financohen nga qeveria amerikane.

Biberaj ka drejtuar Divizionin e Euro-Azisë që nga viti 2006. Në këtë detyrë ai ka mbikqyrur trasmetimet e Zërit të Amerikës për Rusinë, Ukrainën, Armeninë dhe Ballkanin. Më parë ai ka qenë dhe shef i shërbimit shqip të Zërit të Amerikës.

Kujtojmë se pararendësja e Biberajt, Amanda Bennet dhe zëvendësja e saj Sandy Sugaëara, dhanë dorëheqjen pas emërimit të Pack si shefi i ri ekzekutiv.