Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë ndaj 30-vjeçarit në Shkodër, disa të shoqëruar


Të shtëna me armë zjarri janë qëlluar mesditën e sotme drejt një makine në të cilën lëvizte një 30-vjeçar në Shkodër.

Për fat të mirë, 30 vjeçari me inicialet F. H, nga fshati Dobraç i ka shpëtuar atentatit.

Lidhur me ngjarjen, policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes”.

“Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, policia vijon krehjen e zonës dhe punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *