Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Popullit thirrje Ministrisë së Shëndetësisë: Shtrini menjëherë testimet për Covid tek të gjithë qytetarët


Pas rritjet të numrit të rasteve me Covid-19 në vendin tonë, Institucioni i Avokatit të Popullit, i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë  që të rrisë numrin e testimeve.

Përmes një deklarate për mediat, institucioni i drejtuar nga Erinda Ballanca e vlerëson të drejtën për t’u diagnostikuar dhe për të marrë trajtim mbi bazen e testimeve, si një të drejtë të njohur nga ligji. Por sipas saj, kjo e drejtë nuk mundësohet për qytetarët në masën e nevojshme por është e kufizuar.

Njoftimi i Avokatit të Popullit:

AVOKATI I POPULLIT KËRKON NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË GARANTIMIN E TË DREJTËS SË QYTETARËVE PËR TESTIM NË KUADRIN E PANDEMISË SË COVID-19

Avokati i Popullit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë me anë të një rekomandimi që të rrisë numrin e testimeve të popullsisë në kuadrin e pandemisë globale të covid-19.

Institucioni i Avokatit të Popullit e vlerëson të drejtën për t’u diagnostikuar dhe për të marrë trajtim mbi bazen e testimeve, si një të drejtë të njohur nga ligji. Rezulton se kjo e drejtë nuk mundësohet për qytetarët në masën e nevojshme por është e kufizuar vetëm në domosdoshmëri.

Duke iu referuar nenit të Kushtetutës së vendit i cili sanksionon se “shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti”, si dhe ligjeve për “Shëndetin publik”, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa të menjëhershme për gjetjen e mundësive për shtrirjen masive dhe kryerjen e testeve të qytetarëve për COVID-19 në përputhje me modelin e ofrimit të shërbimit shëndetësor në vend për çdo shërbim mjekësor e duke zbatuar udhëzimet e OBSH-së.

Gjithashtu Avokati i Popullit ka kërkuar informim dhe transparencë më të mirë në lidhje me sasitë e tamponëve testues dhe kapacitetin për testuar si dhe garantimin e të drejtës për testim të çdo qytetari shqiptar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *