Vendosni fjalën kyçe....

Lefter Koka i shkel syrin Ramës: “Do votoj për PS-në”


Pasi prishi marrëdhëniet e tij me LSI-në dhe nuk dogji mandatin, deputeti Lefter Koka duket se e sheh të ardhmen pranë Partisë Socialiste.

Ndërsa ishte i ftuar në programin “Real Story”, Koka tha se lidhjet e tij me familjare e miqësore PS-në kanë qenë të hershme.

“Unë sot nuk përfaqësoj asnjë grupim politik. Sigurisht kam një histori me PS, kam përfaqësuar atë që më 2000 në Këshillin Bashkiak. Kam qenë në disa gare qoftë si kryetar bashkie, qoftë në zgjedhje parlamentare. Lidhjet e mia familjare, shoqërore e sentimentale kanë qenë me këtë forcë politike. Nuk e kam kuptuar asnjëherë Sali Berishën që më etiketonte, vetëm të sulmonte dhe të fyente”, tha Koka.

Ai pranoi se në zgjedhjet e ardhshme do të jetë votues i PS-së, edhe pse mandatin e deputetit sot ai e ka nga listat e LSI-së.

 “Ky Komitet Politik është bërë tashmë një lojë, ku disa përfaqësues të huaj ka që janë pjesë e diskutimit. Kjo gjë kërkon vullnet tashmë. Votues i PS do të jem, por do jem apo jo deputet këtë nuk e di. Mendoj se interesat madhore duhet të dalin mbi interesat personale.

Shumë burra e gra dridhen, sepse nuk e dinë se ku i vendos kryetari. Kjo gjë duhet të ishte një kërkesë e të gjithë deputetëve. Listat e hapura shumë të mira. Unë besoj shumë Agron Dukën dhe te njerëzit që ka pranë Goni. Duke e njohur, nuk do të doja të ishte stojcë e partive të mëdha politike. Nuk është mirë që të jesh parti e vogël e të presësh partinë e madhe që të fitojë”, tha Koka.

Duket se kjo ishte një mesazh për kryeministrin Edi Rama, ide që përforcohet akoma më shumë kur Koka theksoi se marrëdhënia me LSI-në është e mbyllur.

“Besoj kjo është mbyllur. LSI është forcë e re politike dhe ka objektiva të tjera. Si unë ka dhe kolegë të tjerë që janë aktivizuar më pak dhe mund të mendojnë ndonjë largim ilegal. Por komunikimet e mia me ta kanë qenë më të pakta por të mos thënë inekzistente.”- tha Koka.

Lefter Koka është një nga deputetët që ka dalë hapur kundër marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik mes maxhorancës, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për “Zgjedhoren”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *