Vendosni fjalën kyçe....

Tritoli te gjimnazi “Petro Nini”, arrestohet i dyshuari në Tiranë


Është arrestuar një person në Tiranë i cili akuzohet për vendosjen e një sasie tritoli mëngjesin e 11 qershorit pranë shkollës ‘Petro Nini Lauarasi’.

Lënda plasëse u vendos në lokalin ‘Jujo’ në rrugën ‘Dëshmoret e 4 shkurtit’.

Ky lokal është në pronësi të shtetasit Arben Koçollari, që nuk rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penalë.

Lokali ndodhet në katin e parë të një pallati ndërsa shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në pranga ka rënë një person me iniciale F.A. 28-vjeçari rezulton me precedentë të tjerë kriminalë në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj personit.

Njoftimi

“Zbadhja e ngjarjes dhe finalizimi i operacionit nga Komisariati i Policisë Nr 2 dhe Seksioni për Hetimin e Krímeve kundër Pronës në DVP Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rrobat dhe biçikleta që autori ka përdorur gjatë kohës së vendosjes së lëndës eksplozive.

“Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në  orët e para të mëngjesit të datës  11.06.2020, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, ku në derën e lokalit të shtetasit A.B., shpërtheu një sasi lënde plasëse duke shkatur dëme materiale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm hetimor të përbërë nga Specialistë për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 dhe Specialistë për hetimin e krimit ndaj pronës dhe nën drejtimin e Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijoi puna intensive për  zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe punës intensive të pandërprerë hetimore të bërë nga Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë, u bë e mundur që brenda 24 orëve të zbardhej ngjarja, duke identifikuar autorin e dyshuar të vendosjes së eksplozivit.

Mbi provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Eksplozivi”, ku gjatë operacionit u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar  F. A., 28 vjeç, banues në Tiranë me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale biçikletën, veshjet, një qese në të cilën ishte vendosur lënda eksplozive, atletet, sende këto të cilat autoi i kishte përdorur në kryerjen e veprës penale. Materialet  do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Shkatërrm i pronës me eksploziv.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *