Vendosni fjalën kyçe....

“Koka e Maurit” – Polemika në rrjet pas heqjes nga qarkullimi të ëmbëlsirës së famshme


Migros, zinxhiri më i madh i supermarketeve dhe punëdhënësi më i madh në Zvicër, është përfshirë në një debat racizmi në internet pasi largoi ëmbëlsirat e preferuara, me emrin e diskutueshëm ‘Mohrenkopf’ (Koka i Maurit) nga dyqanet e saj.

Në rrjetin e supermarketeve kishte radhë duke nisur nga e enjtja pas njoftimit se ëmbëlsura në fjalë nuk do shitej më.

Debati në internet ka shpërthyer në lidhje me trajtimet e formave të çokollatës për shumë vite, por ra në sy kohët e fundit mes valës aktuale të anti-racizmit në mbarë botën, pas vdekjes së George Floyd në SHBA.