Vendosni fjalën kyçe....

Turpërohet Meghan Markle, çmimi i librit për të bie ende pa u publikuar


Amazon ka ulur çmimin e librit të ri për Princin Harry dhe Meghan Markle nga 20 në 13,60 pound, madje para publikimit të tij.

Libri me titull “Gjetja e Lirisë”, që do të dalë muajin e ardhshëm, do të japë një pasqyrë të ngjarjeve që çuan deri në zhvendosjen e çiftit Harry dhe Meghan në Shtetet e Bashkuara.

Por ende pa u publikuar, çmimi i biografisë është ulur me më shumë se 25 përqind, shkruan Express.co.uk. Libri për çiftin është shkruar nga ekspertët mbretërorë Omid Scobie dhe Carolyn Durand.

Scobie, është redaktori mbretëror për Harper’s Bazaar. Ai është i njohur për lidhjet e tij të forta me anëtarët e rinj të familjes mbretërore, përfshirë Dukeshën e Sussex.

Ndërsa Carolyn Durand, ka kaluar gati 20 vjet në Londër duke mbuluar zhvillimet e mëdha mbretërore dhe ngjarje të tjera.

Libri shpjegon me detaje pse çifti zgjodhi të ndiqte një rrugë më të pavarur dhe “arsyet e vendimit të tyre të paparë për t’u larguar nga jeta e tyre mbretërore”.

Duka dhe dukesha e Sussex habitën botën kur zbuluan vendimin e tyre për t’u larguar nga detyrat mbretërore në muajin janar.

Vendimi i tyre për t’u bërë “financiarisht i pavarur” dhe për të ndarë kohën e tyre mes Amerikës së Veriut dhe Britanisë nuk u prit mirë. A mund të reflektojë rënia e çmimit të librit mosmiratimin e publikut për zgjedhjen e Harry dhe Meghan?


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *