Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi e Milani përballen në mbrëmje në gjysmëfinalen e Kupës, si pritet të luajnë


Juventusi e Milani luajnë sot ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë, kompeticioni i dytë për nga rëndësia.

Për sfidën e sotme bardhezinjtë duhet të bëjnë pas shërbimet e mbrojtësit Kielini, mesfushorit Ramsey e sulmuesit Higuain ndërsa pjesa tjetër e titullarëve janë të gatshëm.

Juventusi mban kreun e renditjes me një pikë më shumë se Lacio e pritet të vuajë jo pak për titullin. Milani vjen në takimin e sotëm pa asnjë pretendim në kampionat ku mban vendin e shtatë dhe maksimumi që mund të arrijë është vendi i gjashtë që e çon në Ligën e Europës.

Për takimin e sotëm kuqezinjtë duhet të bëjnë pa shërbimet e Duartes, Ibrahimoviçit, Hernandezit e Musakios.

Formacionet e mundshme

Juventus: Bufon – Danilo, Bonuçi, De Ligt, Alex Sandro – Bentacur, Pjaniç, Matuidi, Dagllas Kosta – Dibala, Ronaldo

Milan: Donaruma – Konti, Kjaer, Romanjoli, Kalabria – Kesie, Benacer, Paketa, Çalhanoglu – Bonaventura, Rebiç


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *