Vendosni fjalën kyçe....

Damian Gjiknuri: Drafti final për Kodin Zgjedhor gati të hënën ose të martën


Deputeti Damian Gjiknuri, i cili është përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, tha se në mbledhjen e sotme është dakordësuar mes palëve politike për pjesën më të madhe të çështjeve të Kodit Zgjedhor.

Gjiknuri tha se të hënën, ose maksimumi të martën, do të ketë gati draftin final.

“Patëm mbledhjen e radhës të Këshillit Politik, ku dakordësuam pjesën më të madhe, që lidhje me financimin e fushatës, rolin e medias. Kemi ende 2-3 pika, që duan diskutim. Besoj të hënën do të kemi gati draftin, që përmban të gjitha çështjet e adresuara gjatë kësaj kohe. Besoj të hënën, ose maksimumi të martën, të dërgoj draftin final. KQZ nuk ka ndonjë element surprizë. Po diskutojmë dhe disa pika të fundit, ku do të reflektohen dhe disa shqetësime që mund të ketë opozita jashtëparlamentare. Ekspertët lanë që drafti të jetë i plotë të hënën.

Do të lejohen reklamat politike, nuk jemi në kushtet për t’i ndaluar, ndaj dhe do të jenë pjesë e Kodit Zgjedhor. Buxheti i shtetit do të dyfishojë financimet për partitë dhe tavani do të jetë në raportin 1/3, pra 3 herë më shumë se çka do të marrin nga buxheti. Llogaritë bankare do duhet të jenë deklaruar me kohë”, tha Gjiknuri në një deklaratë për mediat.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *