Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon Thaçin: Diskutuan zhvillimet në Kosovë, sfidat do tejkalohen me sukses


Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka zbuluar detajet nga takimi me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Basha thotë se biseda u përqëndrua në zhvillimet aktuale në Kosovë dhe bashkëpunimin me partnerët e SHBA-së dhe BE-së.

Me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi biseduam për zhvillimet aktuale & ato të pritshme në Kosovë. Forcimi i shtetit të Kosovës, bashkëpunimi me partnerët SHBA dhe BE për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin dhe tërësinë territoriale, integrimi euroatlantik janë sfidat e Kosovës në të cilat unë dhe PD do të vijojmë të japim mbështetjen dhe kontributin tonë të pakursyer. Jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *