Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim nuk e bindi dot opozitën parlamentare, pas takimit flet Myslim Murrizi


Ka përfunduar takimi mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe përfaqësuesve të opozitës parlamentare.

Mesa duket, ambasadorja Yuri Kim dhe Luigi Soreca i BE-së nuk kanë mundur t’i bindin ata që të votojnë Reformën Zgjedhore që u firmos mbrëmjen e kaluar nga palët PD-LSI-PS dhe nga Rudina Hajdari.

Në një deklaratë për mediat pas këtij takimi, Myslim Murrizi tha se vota e tyre në Kuvend do të jetë kundër kësaj marrëveshje, pasi nuk janë plotësuar tre kushtet e tyre.

“Një takim miqësor ku në emër të tre grupeve shprehëm qartë votën tonë kundër të pazarit të atyre që kanë marrë peng zgjedhjet.

U thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari. Kërkojmë listat e hapura ndryshme nuk votojmë. Nuk e mora vesh se cfarë kërkoi. Nuk u lamë hapësirë kërkesave të saj. Qëndrimi ynë është i palëkundur, nuk kërkojmë asgjë vec asaj që kemi kërkuar; administratë zgjedhore, lista të hapura dhe votën e emigrantëve”- tha Murrizi.

Përveç Murrizit, përfaqësuesit e tjerë të grupeve të opozitës parlamentare nuk folën për mediat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *